Ligji për energjinë, debate në komision: Sekuestrimi i pasurisë debitorëve të energjisë,...

Ligji për energjinë, debate në komision: Sekuestrimi i pasurisë debitorëve të energjisë, barbari juridike dhe antikushtetuese

44
0
Shares

Diskutimi i ligjit të ri për sektorin energjitik është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve.
Për opozitën ligji në thelb nuk sjell asgjë të re, përveç faktit se i jep të drejtë OSHEE-së të sekuestrojë pasurinë e klientit, nëse detyrimi i papaguar është më shumë se 150.000 lekë.
“Ligji për sektorin energjetik nuk sjell asgjë të re, nuk ul çmimin për energjinë, por vetëm sa e rëndon barrën për qytetarët. Problemi me i madh është një problem kushtetues ku OSHEE mund të sekuestrojë pasurinë në qoftë se detyrimi i papaguar është me shumë se 150.000 lekë (të rinj). OSHEE do të sekuestrojë pasurinë e qytetarit në qoftë se nuk paguan energjinë. Pas burgut tani qytetarët do përballen me marrjen e pasurisë. Këtë nuk kërkon ta bejë me gjykate siç e ka ligji, por tani kërkon të jetë furnizuesi kryegjykatës, kryepermbarues” u shpreh Eduard Halimi.
Sipas deputetit demokrat, “të sekuestrosh banesat apo pasuritë që kanë vlera shumë më të mëdha se 150.000 lekë dhe për më tepër ta bësh këtë pa gjyqtar, është një barbari juridike
.
Ndërsa deputeti, Oerd Bylykbashi, tha se ligji mund të krijojë një konflikt civil ne gjykatat e vendit.
“Ky ligj mund të krijojë një konflikt civil në gjykatat e vendit. Mund të jetë kosto për individ të tretë, të cilët kanë kontraktuar banesën apo objektin e tyre”.
Nga ana tjetër, Ministria e Energjisë sqaroi se nuk është kompania e shpërndarjes së energjisë qe kryen sekuestrimin, por një kompani përmbaruese e kontraktuar prej saj.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY