Nëna e dëshmitarit “të zhdukur”: Djali im në Gjermani, jo si azilant,...

Nëna e dëshmitarit “të zhdukur”: Djali im në Gjermani, jo si azilant, por për të kuruar vajzën e sëmurë

42
0
Shares

Nëna e dëshmitarit të konsideruar “të zhdukur” të procesit gjyqësor ndaj Arben Frrokut, Ylli Memia deklaron se djali i saj nuk ka kërkuar azil politik në Gjermani por ndodhet atje pasi do të kuronte vajzën e sëmurë.
Razie Memia tha se policia kishte shkuar disa herë për të kërkuar djalin në banesë por nuk e kishte gjetur. Ajo thotë se prej tre muajsh nuk ka kontaktuar me djalin e saj Ylli Memia. Razie Memia pranon se disa herë policia ka trokitur në derën e saj duke kërkuar që Ylli Memia të paraqitet në gjykatë, por thekson se djali i saj nuk di asgjë dhe nuk ka bërë asgjë, ndaj policia nuk ka pse ta kërkojë atë.
Ylli Memia, ish-gardisti që dëshmoi për llogari të hetimit mbi vrasjen e komisar Dritan Lamajt, nuk është paraqitur në procesin penal në Gjykatën e Tiranës, ku akuzohet për dëshmi të rreme. Emri i Memisë, u përmend nga prokuroria si njeriu i cili kishte ndërmjetësuar takimin e dëshmitarit të mbrojtur prej akuzës që pa vrasësit e komisarit Dritan Lamaj dhe dy ish-zyrtareve të lartë të policisë. Sipas Prokurorisë, ai ishte kontaktuar në telefon nga dëshmitari Arben Ndoka për të denoncuar vrasjen e komisarit të policisë.
Në sallën e gjyqi i thirrur për të dëshmuar mbi këtë rrethanë, Memia deklaroi se dëshmitari i mbrojtur është vetë-ofruar dhe se ai nuk është kontaktuar prej tij.
Kjo bëri që prokurorët të kërkojnë në salle marrjen e tij si të pandehur për kallëzim të rremë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY