Industria nxjerrëse bie me 16 për qind, flaken në rrugë 500 persona

Industria nxjerrëse bie me 16 për qind, flaken në rrugë 500 persona

52
0
Shares

Çmimet e ulëta të naftës, kanë dhënë efekte negative në ekonominë vendase. Industria nxjerrëse si motori kryesor i eksporteve dhe rritjes ekonomike në vend ka shënuar ulje gjatë tremujorit të fundit të vitit 2014. Sipas të dhënave të INSTAT afarizmi në industrinë nxjerrëse shënoi rënie me 16.2 për qind . Një vit më parë në këtë periudhë aktiviteti në këtë industri kishte pësuar zgjerim me 68 për qind.
Kompanitë kryesore të tregut kishin paralajmëruar se, do të mbanin prodhimin në kontroll për shkak të uljes së çmimeve të naftës në tregjet globale me gati 50 për qind në harkun e një viti.
Megjithatë prodhimi i naftës në vend në fund të vitit 2014 mësohet të ketë arritur në vlerën e 1.4 milionë tonë në krahasim me 1.2 milionë tonë të një viti më parë. Rritja e prodhimit është përqendruar në të tre tremujorët e parë të vitit 2014, ndërsa fundi i vitit ka reflektuar një rënie të fortë.
Rënia e volumeve në industrinë nxjerrëse ka ndikuar edhe në një ecuri më të dobët të eksporteve. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë grupi “minerale, lëndë djegëse energji”, që u tkurr me 40 për qind me bazë vjetore, në 7.8 miliardë lekë. Pesha e këtij grupi në totalin e eksporteve ka rënë ndjeshëm, në vetëm 21 për qind nga rreth 40 për qind që arriti në vitet e arta të industrisë së naftës dhe asaj minerale rreth dy vjet më parë.
Rënia e prodhimit në industrinë nxjerrëse është shoqëruar edhe me uljen e numrit të punësuarve në këtë sektori. Sipas INSTAT numri i të punësuarve në sektorin e industrisë u tkurr me 500 persona në tremujorin e fundit të vitit 2014.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY