Greqi, arratiset nga spitali i burgut gruaja e ish-ministrit të Mbrojtjes

Greqi, arratiset nga spitali i burgut gruaja e ish-ministrit të Mbrojtjes

78
0
Shares

Viki Stamati, bashkëshortja e ish-ministrit grek të Mbrojtjes Akis Tsohaxopulos, është arratisur natën e kaluar nga spitali psikiatrik Dromokatio. Stamati po kurohej në spital e ruajtur nga gardianë burgu, të cilët në orën 05:45 e kuptuan se dhoma e saj ishte bosh dhe njoftuan policinë, e cila po zhvillon kërkime për gjetjen e saj.
Avokati Fragiskos Ragusis, tha për televizionin Mega Channel se ai kishte folur dje me Stamatin, pasi gjykata kishte refuzuar kërkesën e saj për lirimin nga burgu.
“Nuk kam për të vdekur e çmendur dhe e braktisur në Dromokaitio. E vetmja që dua është të jem pranë fëmijës tim”, mësohet tiketë thënë avokatit të saj Viki Stamati.
Për çështjen po zhvillon hetime edhe Ministria e Drejtësisë. Ish-ministri i Mbrojtjes Akis Tsohaxopulos u arrestua në vitin 2012 dhe u dënua për afera korruptive në të cilat u akuzua se ishte e përfshirë edhe e shoqja Viki Stamati. Akis Tsohaxopulos ka qenë figurë e rëndësishme në PASOK dhe ministër i qeverive të majta që nga viti 1981 deri në 2004.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY