Edmon Spaho: Saimir Tahiri, i pari që duhet të japë dorëheqjen

Edmon Spaho: Saimir Tahiri, i pari që duhet të japë dorëheqjen

52
0
Shares

PD-ja, ka vijuar denoncimin e dorëheqjes së Artan Didit, si përpjekje për të fshehur Edi Ramën dhe Saimir Tahirin si autorët e skandalit “Frroku”, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Numëruesi i parë në zgjedhjet e 23 qershorit, tregoi sot se është gati të bëjë gjithçka për të marrë në mbrojtje shefat e tij, Saimir Tahiri dhe Edi Rama, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për një prej skandaleve më të mëdha të policisë, që është fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Frroku. Por kjo është një përpjekje e dëshpëruar. Gjithkush e di, çdo qytetar i vendit e di mirë, se për kërkesën e Interpol Brukselit, ka pasur dijeni Ministri i Brendshëm, ka pasur dijeni Kryeministri. Atyre madje u ka leverdisur kjo kërkesë dhe e kanë shfrytëzuar për të kapur dëshmitarin kyç Mark Frroku, për ta përdorur sipas interesit të tyre në procesin hetimor ndaj Ilir Metës, i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve.
Për Spahon, fshehja e kësaj kërkese, bën përgjegjës Ramën dhe Tahirin si urdhërdhënësit.
“Fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit, nuk mund të bëhej pa urdhrin e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Ata janë përgjegjësit e vërtetë, autorët e vërtetë të këtij akti të rëndë në kundërshtim me ligjin. Ky skandal i padëgjuar më parë ka dëmtuar Policinë, Shtetin, demokracinë dhe imazhin e vendit tonë. Vetëm një transparencë e plotë, dhe një llogaridhënie e plotë, dhe një përgjegjësi e plotë e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, është përgjigja e duhur ndaj kësaj situate të paprecedent. I pari që duhet të japë dorëheqjen sot, është Saimir Tahiri”, përfundoi nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit, Edmond Spaho.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY