Berisha reagon ne “facebook”: Cubi Didi limon i shtrydhur, për të larë...

Berisha reagon ne “facebook”: Cubi Didi limon i shtrydhur, për të larë hesapet dhe duart me krimin

57
0
Shares

Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur dorëheqjen e Artan Didit, si shkarkim për të larë duart me krimin, ndërsa e ka quajtur atë, një limon të shtrydhur.
Në një mesazh në “facebook”, Berisha shkruan se, “Cubin Didi e hengri krimi i pushtetareve! Larje hesapesh midis balozeve te krimit ne krye te pushtetit! Keshilli i vraseve largoi dhe flaku si limon te shtrydhur, vrasesin, cubin mercenar qe rrenoi Policine e Shtetit, Artan Didi. Shkarkimi i tij u be per te lare duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama per tre muaj te kerkeses se autoriteteve belge per ekstradimin e Mark Frrokut per vrasje. Pra ky shkarkim eshte thjesht nje larje hesapesh midis kockave mafioze te pushtetit te krimit. Burime te informuara njoftojne se Artan Bajraktari, ne momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar per kerkesen belge jo vetem Didin por dhe vet Tahirin, nga te cilet ishte porositur ta mbante aty e te mos kthente pergjigje. Marredheniet e Didit me Tahirin ishin prej kohesh ne thike e ne pike! Thuhet se Didi kishte denoncuar tek te huajt lidhjen e Tahirit me Shullazin, perdorimin e droges nga ana e tij si dhe aksionet e tij ne lojrat e fatit, etj. Kurse Tahiri mbante peng Didin me nje transferte 500 mije eurosh te tij ne nje vend mik si dhe disa emerime ne Polici. Boset e pushtetit te krimit po hane njeri tjetrin!”, përfundon reagimi i Berishës.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY