Basha: Kryeministri i kriminalizimit, qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës

Basha: Kryeministri i kriminalizimit, qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës

36
0
Shares

“Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij”, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi të tij në “facebook”.
Duke ju referuar fshehjes së kërkesës së drejtësisë belge për arrestimin e deputetit Mark Frroku, Basha u shpreh se ky skandal është një minë për themelet e policisë.
“Skandali që ka ndodhur është një minë në themelet e policisë, të drejtësisë dhe të shtetit. Ky realitet nuk do syze për t’u parë”, vijon Basha.
“Kriminalizimi është vepra e vetme e Edi Ramës, njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pista e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje. Miq për kokë, që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit. Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij. Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral. Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafies janë të këtilla. Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij”, përfundon mesazhin e tij Lulzim Basha.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY