Shpëtim Gjika i pafajshëm nga Apeli, i zhgënjyer nga politika

Shpëtim Gjika i pafajshëm nga Apeli, i zhgënjyer nga politika

89
0
Shares

Gjykata e Apelit konfirmon pafajësinë për Shpëtim Gjikën. Trupi gjykues lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për kryetarin e bashkisë së Vlorës dhënë më 27 nëntor 2014. Kjo gjykatë shpalli të pafajshëm Gjikën për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetra në bulevardin qendror Vlorë-Skelë, në vendin e quajtur “Tre Rasat”.
“Sot foli drejtësia, isha i bindur për pafajësinë time. Jam vënë në dispozicion të drejtësisë për t’u zbardhur akuzat”, tha Gjika pasi doli nga gjykata.
I pyetur për rikandidimin e tij në krye të bashkisë së Vlorës Gjika ka preferuar ti shmanget përgjigjes duke deklaruar, se, “nuk është koha për politikë”.
Të pafajshëm  nga gjykata e Tiranes u shpallën edhe Gentjan Sherifaj dhe Eleni Dardha, Blerdi Liçaj. Gjithashtu urdhërohet dhe heqja e sekuestros preventive e dy pallateve.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY