“Pagliacci” rikthen Inva Mulën, tashmë edhe si regjisore

“Pagliacci” rikthen Inva Mulën, tashmë edhe si regjisore

86
0
Shares

Inva Mula rikthehet në skenën shqiptare, këtë herë jo vetëm në rolin e sopranos, por edhe si regjisore e Operës “Pagliacci” që do të ngjitet në TKOB në muajin Maj. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Teatrit të Operës Ilir Kerni.
Deklaratat e tij drejtori Kerni i bëri gjatë provave gjenerale të baletit me dy akte “La Sylphide”, në të cilën në vitin 2007 ishte vetë në rolin e protagonistit, ndërsa sot do të jetë në rolin e koreografit. Për të ky është emocion i veçantë, duke qenë se baleti ka brenda një histori dashurie dhe të gjithë balerinët e përzgjedhur janë të duhurit.
“La Sylphide” është një balet romantik me muzikë të Herman Lovenskiold dhe libret të Adolphe Nourrit dhe do të  ngjitet në skenën e TKOB në datat 27 dhe 28 mars në orën 19.00

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY