Tom Doshi: Në Shqipëri nuk ka më demokraci, për Edi Ramën më...

Tom Doshi: Në Shqipëri nuk ka më demokraci, për Edi Ramën më e rëndësishme është karrigia

528
0
Shares

Deputeti Tom Doshi ka thyer heshtjen dhe ka folur më në fund për mediat. Ai ka thënë dje nga ambiente e Hotel “Sheraton”, se nuk ka frikë.
“Nuk kishte asnjë akuzë të ballafaqohej me mua. Nuk kam frikë. Ata nuk arritën të më eliminonin fizikisht, sepse nuk e  bënë dot as në kohën e Enver Hoxhës, ku më pushkatuan pesë pjesëtarë të familjes”.
Sipas tij, nuk ka më demokraci në Shqipëri, me këtë që arrihet të bëhet deri edhe ndaj në deputeti, ndërsa sipas tij, më shumë rëndësi për Edi ramin, ka akribia e tij.
“Që kur ata kërcënuan dëshmitarin në qeli,që kur i bëjnë këtë një deputeti, nuk ka më demokraci. Deri sa arrihet deri në këtë masë për deputetin, çdo qytetar e ka të pasigurt. Edi Rama ndodhet në një pozicion jo të mirë, për atë që kemi bashkëpunuar për 10 vjet. Për të më e rëndësishme është karrigia e tij”, u shpreh Doshi.
Më tej ai bëri të ditur se do e kërkoj të drejtën e tij në gjykatë.
“Prokuroria nuk ka asnjë provë, por do ballafaqohemi në gjykatë për akuzat ndaj meje. Prova e dëshmisë së kërcënimit të Durim Bamit, është e patjetërsueshme, e ka gjykata dhe do të bëhet publike në gjykatë”, përfundoi deputeti Tom Doshi.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY