Hetimi: Bashkë-piloti 28 vjeçar rrëzoi qëllimisht avionin “Germanwings”

Hetimi: Bashkë-piloti 28 vjeçar rrëzoi qëllimisht avionin “Germanwings”

69
0
Shares

Një nga pilotët e avionit të kompanisë “Germanwings” që u përplas në Alpet franceze duke vrarë 150 persona, duket se e ka rrëzuar qëllimisht avionin, tha një prokuror i Marsejës të enjten. Piloti i dytë, qytetar gjerman që u la i vetëm në kontroll të avionit Airbus A320 pasi kapiteni u largua nga kabina, refuzoi të rihapte derën dhe shtypi butonin që e dërgoi avionin në uljen fatale, tha prokurori në një konferencë për shtyp që u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
Prokurori që po merret me hetimet e tragjedisë ajrore që shkaktoi 150 viktima ka përforcuar edhe më shumë hipotezën e vetëvrasjes së mundshme të bashkë-pilotit Andreas Lubitz, 28 vjeç, i cili ka komanduar avionin i vetëm deri në momentin e përplasjes pasi refuzoi t’i hapte derën komandantit. Bashkë-piloti aktivizoi butonin që komandon humbjen e kuotës dhe avioni brenda tetë minutash kaloi nga 12 mijë metra në 2 mijë metra lartësi. Qëllimi i tij ishte të shkatërronte avionin.
Brajs Robin prokurori që drejton hetimet e përplasjes së avionit Airbus A320 të “Germanwings”, i rrëzuar të martën në alpet franceze, konfirmoi informacionet në një konferencë për shtyp. Përforcohet në këtë mënyrë hipoteza e vetëvrasjes së bashkë-pilotit, Andreas Lubitz, 28 vjeç, gjerman, nga Montabur. Sipas të dhënave të deritanishme bashkë-piloti, qëllimisht refuzoi të hapte derën e kabinës duke lënë komandantin jashtë saj. Ky i fundit Patrik S, baba i dy fëmijëve nga Duseldorf, bëri të pamundurën për të hyrë sërish në kabinën e pilotazhit. Ai punonte për kompaninë ajrore gjermane që nga maji i vitit 2014 dhe kishte një eksperiencë me më shumë se 6 mijë orë fluturimi, ndërsa bashkë-piloti kishte 630 orë fluturim eksperiencë dhe kishte nisur të punonte për “Germanwings” në shtator të vitit 2013.
Ndërkohë familjarët e viktimave i janë drejtuar zonës së tragjedisë, ku do të bëhet dhe tërheqja e trupave të pajetë dhe identifikimi i tyre.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY