Polici në Prishtinë, u vra për 1 milion euro

Polici në Prishtinë, u vra për 1 milion euro

185
0
Shares

Vrasja e policit të Kosovës nuk lidhet me punën e tij prej hetuesi të krimeve ekonomike e korrupsionit. Shemsi Gashi, polic i Kosovës, dyshohet të jetë vrarë për çështje pronësore.
Lidhur me këtë vrasjen në orët e para të ditës së sotme në Prishtinë, mësohet se, Ramë, Agron e Mujë Gashi janë disa nga personat të cilët policia i ka marrë në pyetje, të cilët dyshohet se ishin dorasit e vrasjes së zyrtarit policor sot në orën 7 të mëngjesit.
Në kushte anonimiteti disa fqinj të policit thanë se viktima, kohë më parë kishte problem me këta kushërinj për një tokë me rreth 40 hektarë në lagjen e spitalit, e vlerë rreth 1 milion euro, për të cilën gjykata kishte marrë vendim 4 muaj më parë që ajo t`i rikthehej pronarit të vërtetë Shemsiut tashmë të ndjerë.
Burime të policisë së Prishtinës, bënë të ditur se, tre të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor ndërsa policia po e bastisë një shtëpi në Mati 1 e cila besohet se është e disa të afërmve të viktimës.
Shemsi Gashi,61 vjeçar, oficer hetues për krime ekonomike e korrupsion është vrarë sot në një lagje të Prishtinës. Policia e Kosovës ka marrë informatën se në rrugën “Isa Kastrati” te Mileniumi i Tretë në lagjen ‘Mati 1’ të Prishtinës rreth orës 7 të mëngjesit ka pasur të shtëna armësh. Viktima ishte oficer i lartë për hetimin e krimeve ekonomike.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY