Dështimi me doganat, pas Elisa Spiropalit dorëhiqet edhe zëvendësja Blerta Kraja

Dështimi me doganat, pas Elisa Spiropalit dorëhiqet edhe zëvendësja Blerta Kraja

351
0
Shares

Zëvendësdrejtoresha e Doganave Blerta Kraja ka dhënë dorëheqje. Arsyet e këtij vendimi cilësohen si personale pasi Kraja do të merret me një projekt Ballkanik.
Dorëheqja e numrit dy të doganave vjen menjëherë pas dorëheqjes se ish-Drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali.
Elisa Spiropali dha dorëheqjen nga posti që mbante prej një viti e gjysmë për arsye personale, sipas deklaratës së bërë prej saj në rrjetin social “facebook”. Largimin nga detyra ajo e lidh me faktin e të bërit nënë, ndërsa sqaron se do ti dedikohet tërësisht vajzës së saj.
Dorëheqje e dy krerëve më të larta të Doganës shqiptare, vjen pasi  edhe vetë qeveria ka pranuar se kontrata 8 milionë euro me “Crown Agents” për asistencën në dogana nuk dha efektet që priteshin në mbledhjen e të ardhurave.
Në letrën e mirëkuptimit që pak kohë më parë, i dërgonte Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria vë në dijeni Fondin se puna me konsulentin e jashtëm në administratën doganore do të vazhdojë. Por siç shkruante vetë qeveria, rritja e madhe e të ardhurave që pritej në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është realizuar ende dhe, sipas saj, problemi qëndron në zbatimin jo-konsistent të rregullave dhe procedurave të vlerësimit, por edhe informalitetit.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, vitin e kaluar të ardhurat e mbledhura nga doganat ishin 5.5 miliardë lekë ose 3.5 për qind më të ulët se plani i parashikuar në buxhet. Zëri më ecurinë më të dobët ishte akciza, pikërisht taksa ku qeveria shpresonte të merrte përfitimet më të mëdha nga marrëveshja me “Crown Agents”.
Në kohën kur nënshkroi marrëveshjen, qeveria e lidhi një pjesë të shpenzimit prej 8 milionë euro me performancën e të ardhurave në dogana. Si objektiv u vendos rritja e tyre me një për qind ndaj Prodhimit Kombëtar.
Të dhënat tregojnë se, krahasuar me vitin 2013, të ardhurat në dogana u rritën me 10.9 miliardë lekë. Kjo është sa 0.8 për qind e Prodhimit Kombëtar, por sërish edhe kjo shifër nuk vjen e gjitha nga përmirësimi i administrimit dhe lufta ndaj evazionit fiskal.
Një pjesë e saj është rezultat i rritjes së drejtpërdrejtë të taksave mbi qytetarët, siç ishte rasti i akcizës së cigareve, e cila e vetme e shtoi barrën për vitin 2014 mbi 3.5 miliardë lekë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY