“Zonja e Fatit”, diamanti i rrallë 78 karatësh, në ankand për 7.5...

“Zonja e Fatit”, diamanti i rrallë 78 karatësh, në ankand për 7.5 milionë dollarë

75
0
Shares

Një diamant vërtet i rrallë pothuaj 78 karatësh pritet të sigurojë deri në 7,5 milionë dollarë kur të dalë në shitje në ankand në fillim të prillit.
Guri i çmuar është një prej më të rrallëve në botë sipas shefes së departamentit të bizhuterive të shtëpisë së ankandeve “Sotheby”, Terri Çu.
“Diamantet e verdhë janë të rrallë, dhe deri më tani janë parë vetëm diamantë 20 dhe 30 karatësh. Duke qenë se ky është mbi 77 karat, është një prej më të rrallëve në botë”, shprehet Terri Çu.
Diamanti është pagëzuar me emrin “Zonja e Fatit”, për shkak të numrit të karatëve. 7 konsiderohet si një numër fatsjellës sipas kulturës kineze, por edhe për faktin që shqiptimi i tij në dialektin mandarin ngjason me fjalën “së bashku”.
Edhe ngjyra e verdhë e gurit të çmuar gjithashtu konsiderohet fatsjellëse sepse simbolizon fisnikërinë dhe pasurinë. Diamanti i rrallë shoqërohet me një palë vathë diamante që gjithashtu pritet të shiten për 7 milionë dollarë dhe një varëse me po të njejtën vlerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY