Aksident rrugor në Shkodër, vdesin 2 plagosen 3 persona

Aksident rrugor në Shkodër, vdesin 2 plagosen 3 persona

67
0
Shares

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06.30 në aksin rrugor Stom Golem – Shkodër vendi në ngjitje të Urës së Trenit përballe urës Bardhaj. Mjeti fuoristrade tip “Nissan” me targa AX 188 NË, që drejtohej nga shtetasi Vat Fusha, 33vjeç banues në Grude e Re, duket se ka humbur kontrollin dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen pasagjeret N. K., vjeç 18, banues në Shtoj i ri Shkodër, A. S., vjeç 20, banues në Grude e Re Shkodër dhe në gjendje jashtë rrezikut për jetën drejtuesi mjetit shtetasi Vat Fusha dhe pasagjeret T. K., vjeç 34, banues Grude e Re, A. S., vjeç 25, banues Grude e Re. Deri më tani janë të paqarta rrethanat e aksidentit rrugor, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Po vazhdon kryerja e veprimeve të grupit hetimor.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY