Dokumenti policisë/ Deputeti Mark Frroku kundërshtoi policinë, fshehu në makinen e tij...

Dokumenti policisë/ Deputeti Mark Frroku kundërshtoi policinë, fshehu në makinen e tij të kërkuarin për trafik droge

92
0
Shares

ABC NEWS ka siguruar një dokument top sekret ip të cili vërtetohet se deputeti Mark Frroku ka strehur në makinën e tij një person të shumë kërkuar nga policia si i dyshuar si organizator i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ky është Bardhok Planaj, personi i shpallur në kërkim i dyshuar si kreu i trafikut të drogës gjatë aksionit të njohur si operacioni i “Vilunit”, i cili ka shpëtuar arrestit të policisë mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014, pasi rezultoi i fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku.
Në këtë procesverbal, që ABC NEWS ka siguruar duket qartë se grupi i operacioneve special në policin e shtetit me autorizim të prokurorisë së krimeve të rënda po vëzhgonte prej kohësh të dyshuarin Planaj. Sipas raportit të dorëzuar nga agjentët e vëzhgimit, thuhet se Planaj gjatë gjithë ditës së 1 tetorit 2014 ishte në vëzhgim, ku përshkruhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet qe ka frekuentuar. Vetëm në darkë, referuar këtij procesverbali i dyshuari me makinën e deputetit është afruar në lokalin Antika .
Rreth orës 01.00 të mesanatës të datës 2 tetor makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim Planaj organizon një postbllok në Kamzës, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë dhe konstatohen dyert e mbyllura.
Nga ana e policisë i është bërë e ditur deputetit Frroku se personi që ndodhet në makinë duhet të shoqërohet në drejtorin e policisë. Por pas kundërshtisë së deputetit Frroku, agjentët e vëzhgimit kanë komunikuar me specialistin e sektorit për narkotiket e trafiqet kryekomisar Florjan Pema duke vënë në dijeni për kundërthimin e deputetit Frroku.
I gjithë ky debat ka zgjatur për më shumë se 20 minuta dhe më pas agjentët janë larguar duke lënë të lirë Bardhok Planaj, i cili qe prej asaj dite rezulton në kërkim në pikat e kalimit kufitar.
Policia e ka mbajtur të fshehur këtë ngjarje dhe vet deputeti Frroku në deklaratat e tij në media, ka mohuar te jete ndaluar ndonjehere nga policia. Referuar hetimeve të prokurorisë për krime të rënda, për operacionin e Vilunit janë arrestuar 7 persona dhe është bllokuar një skaf me rreth 800 kg hashash nga policia malazeze pas njoftimit nga pala shqiptare.
Ky skandal vë në pikëpyetje tashmë gjithë hetimin e prokurorisë shqiptare mbi akuzat e Tom Doshit. A mund të thotë Mark Frroku të vërtetën në dëshminë e tij kur ai vetë figuron në dosjet e policisë si një person që ka strehuar një të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge? Pse nuk e ka thirrur prokuroria Frrokun të pyetet për këtë rast? A mund të jetë përdorur ky rast si mjet presioni ndaj deputetit të mazhorancës? Të gjitha këto pyetje shtrohen sot pas zbulimit të këtij skandali, për të cilin nuk ka guxuar të flasë as ministri i Brendshëm dhe as kryeministri. Të gjithë e kanë ditur dhe e kanë mbajtur të fshehur për një arsye të caktuar. Duke shtuar dyshimet se ngjarje të tjera mund të shpërthejnë njëra pas tjetrës, në të cilat kufiri mes shtetit dhe krimit është vështirë të ndahet. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY