Edi Paloka: PD nuk tërhiqet, nuk do të pranojmë që Kuvendi të...

Edi Paloka: PD nuk tërhiqet, nuk do të pranojmë që Kuvendi të drejtohet nga Ilir Meta

70
0
Shares

Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Ministri i Brendshëm, po bëjnë përpjekje për ta kthyer çështjen “Doshi” në qesharake dhe manipuluar provat dhe dëshmitarët, që shqiptarët  mos të marrin vesh të vërtetën  dhe mos zbardhjen  e kësaj çështje.
Shqetësimi i përsëritur vjen nga Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, pas mbledhjes së deputetëve të këtij grupi, i cili bën të ditur qëndrimin, sipas të cilit, nuk mund të pranohet që Parlamenti të drejtohet nga një i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve.
Sipas Palokës, mësohet se në mbledhje “rikonfirmuam qëndrimin e grupit Të PD-së, lidhur me Parlamentin, nuk mund të pranojmë që Parlamenti të drejtohet nga një i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve i kemi kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës, kërkesë që nuk është pranuar por po bëhet ushtrimi i gjithë pushtetit nga, për ta kthyer çështjen në qesharake dhe manipuluar provat dhe dëshmitarët, që shqiptarët  mos të marrin vesh të vërtetën  dhe mos zbardhjen  e kësaj çështje.  Deputetët e PD-së janë të vendosur për ta çuar betejën me kriminalizimn deri në fund”, u shpreh Paloka.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY