Bashkia kallëzon ministrin e Financave për kredinë e Bulevardit dhe lumit të...

Bashkia kallëzon ministrin e Financave për kredinë e Bulevardit dhe lumit të Tiranës

57
0
Shares

Bashkia e Tiranës ka kallëzuar në Prokurori ministrin e Financave Shkëlqim Cani. Kallëzimi është dorëzuar nga nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo. Padia ndaj Ministrit të Financave, dhe sekretares së tij, është ngritur pasi ata nuk kanë kryer pagesat për kompanitë që po kryejnë punimet për bulevardin dhe lumin e Tiranës.

Sipas Bashkisë ministri Shkëlqim Cani ka bllokuar kredinë për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës. Nënkryetari I Bashkisë Enno Bozdo, e ka konsideruar këtë mosveprim, një urdhër politik. Sipas tij, 2000 familje të punonjësve të këtyre firmave po lihen pa bukë.

“Urdhri për bllokim është politik. Bllokimi është vepër penale”, është shprehur Bozdo.
Padia e Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndaj institucioneve të drejtuara nga mazhoranca vjen në një kohë kur këto të fundit kanë ngritur disa padi të tilla ndaj ish-zyrtarëve të PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY