Borxhi publik i Kosovës, vetëm 9.2 për qind

Borxhi publik i Kosovës, vetëm 9.2 për qind

62
0
Shares
Foto Ilustruese

Borxhi publik i Kosovës është rreth 507 milionë euro. Për pesë vitet e fundit është rritur për rreth 260 milionë euro. Kjo përbën rreth 9.2 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruti, GDP.

Bazuar në Ligjin për Borxhin Publik, vendi mund të hyjë në borxhe deri në 40 përqind të GDP, apo shprehur në shifra, ka hapsira për të marrë edhe mbi 1.5 mld euro të tjera borxh.

Këto borxhe që janë marrë, janë marrë për të financiuar projekte infrastrukturore, dhe të cilat në pjesën dërmuese kanë qenë të kontraktuara me institucione financiare ndërkombëtare.

Rreth 40 % e shumës së borxhit vjen nga koha e ish-Jugosllavisë, që është transferuar pas anëtarësimit të vendit në Bankën Botërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY