VIDEO/”Nga faturat e energjisë tek fushata e gjobave e tatimeve”, Banorët në...

VIDEO/”Nga faturat e energjisë tek fushata e gjobave e tatimeve”, Banorët në Fier protesta, Baçi: Po vidhen ngado pa mëshirë

53
0
Shares

Në qytetin e Fierit sot është zhvilluar një protestë. Mësohet se banorët e Povelçës në Fier kanë dalë kundër abuzimit të OSHEE- së me faturat e energjisë pas ndërrimit të matësve të energjisë.

Kryetari i degës së PD së Fierit Luan Baçi ishte në mbështetje të protestës së banorëve, duke denoncuar vjedhjen nga kompania e shpërndarjes së energjisë.

Është një abuzim shumë i rëndë me matësit e energjisë elektrike. Matësit janë hequr nga OSHEE pa paralajmërim, janë montuar sahate të rinj dhe u kanë faturuar afrofe energji elektrike në shuma të konsiderueshme lekësh. Kjo është një vjedhje e hapur. Bëhet për të mbuluar deficitet e tyre”, – u shpreh kreu i degës së PD Fier, Luan Baçi, i cili tha se revoltë për vjedhjet dhe padrejtësitë e shtetit kanë edhe banorët e Hoxharës dhe Darzesës.

Në Darzezë ka një bojkot nga nxënësit, pasi qeveria u prishi shkollën në mënyrë abuzive, pa dhënë prova se u dëmtua nga tërmeti. Transporti për nxënësit është i pasiguruar”– tha zoti Baçi.

Ish deputeti Luan Baçi denoncoi si selektiv dhe të padrejtë aksionet e tatimorëve 3 ditët e fundit në Fier.

Janë lëshuar mbi bizneset e qytetit si hordhi, duke i gjobitur në mënyrë selektive, duke i ndarë qytetarët sipas bindjeve partiake apo pjesëmarrjes në protesta, kanë vënë gjoba marramendëse kundër bizneseve që nuk janë në shkelje të ligjit”- u shpreh zoti Baçi.

Kreu i degës së PD Fier garantoi banorët për mbështetjen e panderprerë të PD për çdo protestë që godet padrejtësinë, arrogancën dhe vjedhjen që u bëhet nga qeveria dhe bashkia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY