U plagos nga grabitësit, rrëfehet biznesmeni: U turrën të më lidhnin, ishin...

U plagos nga grabitësit, rrëfehet biznesmeni: U turrën të më lidhnin, ishin veshur me të zeza

45
0
Shares

Zbardhet dëshmia e Petrit Lazes, biznesmenit që së bashku me bashkëshorten e tij Afërditën u grabitën mbrëmjen e së dielës në banesën e tyre në Allias.

Në dëshminë e dhënë për policinë, Laze ka deklaruar se grabitësit kanë qenë të veshur me të zeza dhe të dy me armë në dorë.

ta i kanë kërkuar kasafortën dhe më pas kanë tentuar ta lidhin me natriban por janë përleshur. Vetëm thirrjet e të bërtiturat kanë bërë që ata t’ia mbathin duke i lënë të plagosur burrë e grua.

Dëgjova zhurmë që u hap dera dhe dola për të parë. Pashë dy të rinjtë të gjatë të maskuar dhe veshur me kapota të gjata dhe të zeza. Njëri kishte pistolete në dorë ndërsa tjetri një armë tjetër më të gjatë. Më thanë ‘duam lekët’! Ku e keni kasafortën?”. Në dorë mbanin një ngjitës natriban dhe u turrën të më lidhnin. U përleshëm dhe më qëlluan. Pastaj qëlluan dhe Afërditën. Ne ulëritëm, kërkuam ndihmë dhe ata u larguan me vrap”, ka thënë biznesmeni Laze.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY