FOTO/Mrekullia me Klajdi Qaton, Meta vlerëson me titullin e lartë mjekun që...

FOTO/Mrekullia me Klajdi Qaton, Meta vlerëson me titullin e lartë mjekun që e nxorri gjallë nga rrënojat e tërmetit

43
0
Shares

Mjeko Grei Malo, i cili shpëtoi nga rrënojat e tërmetit të riun Klajdi Qato është vlerësuar nga Presidenti Ilir Meta me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Ka qënë Presidenti Ilir Meta, i cili e ka dhene kete lajm në rrjetin e tij social ‘Facebook’, duke shperndare gjithshtu dhe fotot me qendren vullnetare të Emergjencave Civile.

Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve! Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!”, shkruan Meta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY