EMRAT/Goglat zgjedhin anëtarët e KED, Dvorani konfirmohet automatikisht

EMRAT/Goglat zgjedhin anëtarët e KED, Dvorani konfirmohet automatikisht

48
0
Shares

Presidenti i Republikës po hedh shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas përfundimit të afatit të këshillit ekzistues që drejtohet nga Ardian Dvorani.

Procesi po zhvillohet live dhe nën monitorimin e Avokatit të Popullit dhe Ambasadorëve.

Nuk janë pjesë e shortit gjyqtari Besnik Muçi, gjyqtarët e Apelit të Durrësit Arben Vrioni dhe Arjan Balliu, si dhe gjyqtarët Aleks Nikolli dhe Skënder Damini.

Nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën

-Fiona Papajorgji, anëtarja e parë e zgjedhur me short

-Vitore Tusha, anëtarja e dytë e zgjedhur me short

-Marsida Xhaferllari, anëtare zëvendësuese në KED  që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese

Nga Gjykata e Lartë

-Zgjidhet automatikisht Ardian Dvorani, pasi ishte i vetmi kandidat

Nga Prokuroria e Përgjithshme ku ishin paraqitur 11 kandidatë u zgjodhën

Arta Marku-anëtare
Bilbil Mete -anëtari zëvendësues

Nga prokuroritë e Apelit u zgjodhën
Miranda Andoni- anëtare e parë
Saida Dollani- anëtare e dytë
Nazmi Troka- anëtar zëvendësues

Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit u zgjodhën
Ludovik Dodaj-  anëtari i parë
Fatjona Memçaj -anëtare e dytë
Nezir Gjoka- anëtari zëvendësues

Rezultatet përfundimtare do të bëhen publike në faqen zyrtare të Presidencës./Ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY