Tërmeti/Media gjermane për Shqipërinë: Rindërtimi do kushtojë 1 mld euro, deri tani...

Tërmeti/Media gjermane për Shqipërinë: Rindërtimi do kushtojë 1 mld euro, deri tani janë mbledhur 15 mln

166
0
Shares

Krahas jetëve të humbura nga tragjedia e tërmetit të 26-Nëntorit, të cilat shtuan më tej plagën për familjarët, një plan tjetër tani që po i shqetëson të gjithë është ai i strehimit.

Televizioni gjerman “ARD” ka shkruar gjatë për këtë tragjedi të madhe në Shqipëri, ndërkohë ndalet edhe tek elementi tjetër sfidues për qeverinë, pra tek kostoja e ndërtimit.

Sipas ARD-së, rindërtimi i zonave të shkatërruara mund të arrijë në 1 miliard euro, shumë kjo e stërmadhe për kapacitetin që ka sot Shqipëria.

Shifrat zyrtare nuk janë ende të disponueshme, por rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të jetë jo vetëm një sfidë njerëzore dhe teknike, por njëherësh  edhe e kushtueshme. Ekspertët thonë se rindërtimi mund të kushtojë deri në një miliard euro. Shumë njerëz dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë saj kanë dhuruar tashmë para. Deri më tani, janë mbledhur rreth 15 milion euro” -shkruan ARD.

Kjo media shkruan se korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem i madh dhe për këtë duhet treguar transparencë me fondet e mbledhura, por edhe për shpenzimet që do kryhen në terren.

Një komision i posaçëm duhet të kanalizojë këto para dhe të sigurojë transparencë, sepse korrupsioni është një problem i madh në Shqipëri. Qeveria ka bërë të ditur plane për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin. Në afat të shkurtër, do të ndërtohen deri në 5,000 apartamente, në planin afatgjatë edhe 10,000.”-thuhet më tej në shkrim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY