KOMENT/ Ndertimi, fitim te madh , punë pak dhe cilësi aspak

Ndaje

Nga Dhurata Çupi

Qeveria kërkon lëmoshën e shqiptarëve që i varfëroi deri në palcë, ndërsa shqiptarët kërkojnë llogari për kasaphanën e krijuar në ndërtime pa kriter.
E gjendur përballë një situate të vështirë për tu menaxhuar por me arkën bosh të shtetit: paratë ua ka marrë shqiptarëve për tua dhënë oligarkëve, sot qeveria i shtrin sërish dorën shqiptarëve të varfër.
Në cdo ekran TV, në cdo orë të ditës në emër të solidaritetit qeveria kërkon para nga xhepat bosh të shqiptarëve.
Kjo situatë tregoi zemrên solidare të shqiptarëve por edhe të huajve që u gjendën në këto ditë të vështira.
Por përtej kësaj duhet shkuar tek përgjegjësitë që duhen marrë nga ata që duhet të japin llogari për cdo firmë “korruptive” të hedhur për ndërtime jashtë standartit e që morën dhjetra jetë njerëzish.

Në 30 vite , kjo është situata më e rëndë ekonomike dhe kaotike ne vend. Sot ne mijëra qytetarë po flenë jashtë, në kohën kur kushtet e motit janë të pafavorshme.
Ndërsa janë vendosur nëpër cadra, hotele apo edhe tek të afërm apo qoftë edhe në pritjen që ka pfruar Kosova.

Në propagandën qeveritare flitet për strehim në hotele me 5 yje duke e cilësuar luks për ta. Por shqiptarët luks dhe shenjtëri kanë shtëpinë e tyre, aty e ndiejnë ngrohtësinë. Nuk duan pallate që shkallët ti kenë me patjetër me ngjyra, por duan ngrohtësinë që u ofron tryeza në mbrëmje .

Në këtë situatë, të dëmtuarit nga ky tërmet që në 30 sekonda u shembi investimin e një jete, kërkojnë llogari dhe përgjigje për këto pyetje:
Përse shteti lejoi të ndërtohet pa kushtet e ndërtimi?

Përse nuk u kontrolluan ndërtimet përpara se të lejoheshin për shfrytëzim?
Përse u dhanë lejet pa asnjë kriter?
Përse cdo pëllëmbë toke u zu me shumëkatëshe?
Përse sot fshihen përgjegjësitë nëpër rreshta opinionistësh dhe ka një tendencë minimizimi të asaj cfarë ka ndodhur?
Në terren ka ndërtuar kush ka mundur.
Me fitim te madh , punë pak dhe cilësi aspak.

Ne shume raste ne abuzim me bleresit te cilet në fund edhe pse kishte shumë kushte te kontratave pa plotësuar , qytetarët pranonin të futeshin brenda pasi ju duhej mos paguanin më qera apo kredi etj etj. Jane futur pa dyer, pa ashensor, pa korent , pa ujë. Bashkia e lejonte, subjekti ndertues e lejonte. Ne fund ligjëronte ndertuesi edhe ndertimin me aktin e fundit te bashkisë . Lejen e shfrytëzimit.

Pasi subjekti siguronte këtë, e rregjistronte si ndërtim dhe përgjegjësia mbaronte.
Në fakt përgjegjësia për të gjithë zinxhirin e abuzuesve me ligjin dhe me kriteret e ndërtimit, duhet të nisë nga e para.
Asnjë shqiptar nuk i ka borxh jetën asnjë pushtetari.
Kjo situatë duhet sqaruar njëherë e mirë. Përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë: Shqiptarët nuk ushqehen me show.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje