Arrestimi për prostitucion, e reja tregon historinë e saj: Klientët na i gjente “Zogu i Tiranës”

Ndaje

Detaje të reja zbulohen pas arrestimit të “Zogut të Tiranës” i akuzuar per prostitucion në kryeqytet.

Dy vajza të moshës 20 e 32 vjeç, banuese në Tiranë, të dyshuara për ushtrim të “Prostitucionit”, janë duke u hetuar në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, ndersa japin dhe informacione ndryshe nga “zogu”.

Njëra prej tyre, pas arrestimit nga policia, me dëshimë e saj i ka dhënë ndihmë hetuesve, pasi ka treguar emra konkretë që janë të përfshirë në skemën e prostitucionit në kryeqytet.

Vajza me inicialet D.M. ka treguar se marrëdhëniet seksuale i kryente në këmbim të parave, madje deklarata e saj ka qenë e kundërt me atë të Hermes Nikajt. Ajo ka treguar se klientët me të cilët shkonte për marrëdhënie intime ia gjente “Zogu i Tiranës”.

Sic mëson “Panorama”, e reja në dëshminë e saj, ka treguar se në familjen e saj ka edhe një histori të trishtë. Ajo ka mbetur jetime pasi babai i ka vrarë nënën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje