Ish-ministri kritikon paketën anti-KÇK: Asnjë masë të vetme ndaj PPP-ve dhe tenderave...

Ish-ministri kritikon paketën anti-KÇK: Asnjë masë të vetme ndaj PPP-ve dhe tenderave pa garë

44
0
Shares

Reagimet lidhur me paketën anti-KÇK të prezantuar nga vetë kryeministri Rama kanë qënë të shumta, dhe atyre u eshte bashkuar dhe ish-ministri i drejtësisë Ylli  Manjani, i cili  kapet me aspektet e brendshme te saj.

Sipas Manjanit, fokusi i goditjes së kësaj pakete është i qartë dhe nuk merret me goditjen e koncesioneve, tenderave pa garë apo çështje të bizneseve.

KÇK, është një organizatë gjykatësish dhe prokurorësh, shërbëtorë apo tutorë të krimit’,- thotë Edi Rama. Pra shumë, shumë i qartë fokusi i goditjes. Asnjë masë të vetme ndaj:

1. Rreth 3 miliardë USD koncensione e PPP në shëndetësi e Infrastrukturë. Të gjitha me procedura të pakërkuara, me preventiva jo reale dhe me një faturë borxhi afatgjatë.

2. Rreth 700 milionë USD tendera pa garë, të mbyllur e deri edhe sekret. Një pjesë e mirë e shumave të tenderuara pa garë janë borxh i pastër publik sepse shumat nuk janë parashikuar as në buxhetin afatmesëm.

Me këto shifra sot e në vijim kemi biznese që kanë fituar tenderat dhe faturojnë shërbimet e kryera, por nuk marrin dot paratë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër kemi shqiptarët që nuk lindin më qytetarë por borxhlinj ose emigrantë!!!

Këto janë KKK (i Kapi Kush i Kapi). Por represioni i pushtetit të KKK do jetë mbi gjithë të tjerët, të cilët quhen KÇK. Drejtësi apo jo?! Të fala andej nga reforma e drejtësisë!’- shkruan Manjani në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY