VIDEO/Pamje shqetësuese, sherr me thika në gjimnazin e njohur në Tiranë

VIDEO/Pamje shqetësuese, sherr me thika në gjimnazin e njohur në Tiranë

392
0
Shares

Sherret dhe konfliktet vijojnë të jenë ende prezente në shkollat e vendit tonë dhe situata behet me keq, kur kupton se të tilla skena ndodhin dhe në kryeqytet.

Sipas një denoncimi të ardhur tek JOQ, disa djem godasin njëri-tjetrin me ç’ti dalë përpara, duke krijuar një kaos të vërtetë pranë gjimnazit “Ismail Qemali”.

Ata shkëmbejnë grushte e shkelma mes tyre, ndërsa një prej adoleshentëve përfundon i shtrirë në tokë, ndërsa vajzat dëgjohen të ulërasin nga frika. Sipas asaj që shkruan qytetarja, që është tronditur nga skena që ka parë, një prej djemve madje nxjerr thikën dhe godet në shpinë një djalë tjetër.

Pamjet janë vërtet shqetësuese dhe një këmbanë alarmi, jo vetëm për institucionet përkatëse, por edhe për familjarët, që në shumicën e rasteve ngjarje të tilla i mësojnë nga media ose policia.

Mesazhi i plotë:

”Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja nje fenomen qe eshte bere thuajse i zakonshem ditet e sotme. Sherr midis te rinjve prane gjimnazit Ismail Qemali ne tirane.

Godasin njeri tjetrin me cti dale perpara. NE FUNDIN E VIDEOS DJALI ME XHUP KAF NXJERR THIKEN DHE GODET NE SHPINE DJALIN TJETER!! Nje turp i madh.

Do e vlersoja shum nese do e postonit pasi duhet ta shikoje e gjithe Shqipria cfar brezi po rrisim si po i edukojme, per te vetmen arsye se NESER ata jan e ardhmja e ktij vendi. Ju lutem ta publikoni! Faleminderit!”

KLIKO VIDEO

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY