U nxorri emrat, Iris Luarasi sqaron deklaratën për ish-studentët: I mora në...

U nxorri emrat, Iris Luarasi sqaron deklaratën për ish-studentët: I mora në telefon dhe u kërkova falje

68
0
Shares

Deklarata e saj ne nje emision bëri bujë, ku shumë kritikë e konsideruan shkelje të privatësisë dhe mungesë etike. Iris Luarasi tregoi publikisht emrat e personazheve të njohur mediatikë të cilë i kishte ngelur në universitet dhe ko padyshim terhoqi vemendjen e ndjekësve.

Pas reagimeve të shumta që shkaktoi kjo deklaratë, Luarasi ka treguar dje ne emisionin e një prej “ngelesve”, Jonida Shehut, se është keqkuptuar në emision. Sipas saj, ka qenë një moment ku nuk është lejuar të mbarojë fjalinë deri në fund dhe të saktësonte se studentët i kishte ngelur për shkak të mungesave dhe jo prej rezultateve.

Ju të katërt nuk keni qenë ngelës, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe unë u kam vlerësuar me 10. Kur po e shikoja pjesën në Youtube pashë se shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte të vazhdoja fjalinë time dhe të thoja se nuk kanë ngelur për rezultate në mësime, por kanë ngelur për mungesa. Por aq ishte, iku historia, u bë lajm dhe nuk pati më kohë të sqarohej”, u shpreh Luarasi.

Ajo tregoi përballë ish-studentes së saj, Jonida Shehut, se i kishte marrë ish-studentët në telefon dhe i kishte kërkuar falje.

Ju mora të katërve dhe ju kërkova falje sepse nuk mendoja se diçka e thënë me aq shumë sportivitet dhe me aq shumë dashuri në fakt, padashur në mënyrë absolute…kur ke një famë kaq të madhe sa keni ju të katërt, mendon se kjo nuk të bën më përshtypje. Mendon se kjo është një pjesë e gjesë që ka ndodhur dhe e merr me sportivitet”, tha Luarasi.

Pasi tha se 4 ish studentët e saj që sot janë të famshëm i ka ngelur, Iris Luarasi rrëfen se ju ka kërkuar falje….

Pasi tha se 4 ish studentët e saj që sot janë të famshëm i ka ngelur, Iris Luarasi rrëfen se ju ka kërkuar falje….

Publiée par Top Channel sur Mercredi 30 octobre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY