FOTO/Xhejson nis klasën e parë, Veliaj “shfrytëzon” rastin: Zgjodhi shkollën që sapo...

FOTO/Xhejson nis klasën e parë, Veliaj “shfrytëzon” rastin: Zgjodhi shkollën që sapo rinovuam

291
0
Shares

Të gjithë e mbajmë mend vogëlushin Xhejson, jeta e të cilit mori tjetër pamje, sapo u bë i njohur. 6-vjeçari rrëmbeu zemrat e publikut, për shkak se nuk e shqiptonte dot shkronjën “t”, ndërsa në emisionin “Piter Pan” spikati më shumë nga fëmijët e tjerë, për shkak të inteligjencës së tij.

Vogelushi u bë me shtëpi me ndihmën e gjithë qytetarëve që kontribuan për blerjen e saj. Kurse sot, kemi lajme të mira për të.  Xhejson, ose i njohur gjerësisht edhe si “Taramelja”, është ulur ditën e sotme në bankat e shkollës, duke nisur klasën e parë, në shkollën “Mihal Grameno”, në Tiranë.

Nuk kishte sesi të mungonte ky rast pa u shfrytëzuar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, për ta bërë publik dhe rikujtuar faktin se shkolla ku Xhejson ka zgjedhur të studiojë, është rinovuar së fundi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY