Ish deputeti shpjegon pse PD nuk hyri në zgjedhjet e 13 tetorit

Ish deputeti shpjegon pse PD nuk hyri në zgjedhjet e 13 tetorit

50
0
Shares

Partia Demokratike nuk do dorëzojë asnjë kërkesë për regjistrim për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 13 tetorit të shpallura nga Ilir Meta, edhe pse njohin dekretin presidencial.

“Pjesëmarrja apo jo e PD lidhet me rrethana të tjera, për ne nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve. Për ne të rëndësishme janë standardet, por kjo nuk mund të shmangë institucionet zgjedhore nga detyrimi kushtetues për të zhvilluar procedurat”, – tha nënkryetari i demokratëve Edi Paloka.

Akuzave se PD lejoi që kryebashkiakët socialistë të hyjnë në zyrë, numri “2” i PD-së thotë se do të ndëshkohen të gjithë ata që hynë në zyrë forcërisht.

“Ata kanë marrë edhe pozitat e grabitësit të vërtetë, i thyen dyert, edhe atë që po marrin po e marrin me dhunë, se e di kushdo që vetëm me zgjedhje nuk kanë hyrë në ato zyra”, – tha Paloka.

Ndërkohë Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim duke mos pranuar të ulet në dialog me Edi Ramën, kryeministër.
“Pozicioni i PD nuk ka ndryshuar në asgjë. Rama si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD dhe me opozitën. Si kryetar i PS është çështje e tyre, ne nuk mund të vendosim kush është kryetari i PS”, – tha Paloka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY