Aksident i rëndë/ Fuoristrada 30 metra në greminë

Aksident i rëndë/ Fuoristrada 30 metra në greminë

53
0
Shares

Një fuoristradë me 8 turistë polakë është aksidentuar pasditen e djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Bizë të Ishmit.

Makina me të cilën ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 30 metra në greminë.

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur makina është nxjerrë nga gremina ku përfundoi. Si pasojë e aksidentit turistët kanë marrë plagë dhe fraktura të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Në ndihmë të tyre kanë vajtur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca nga Durrësi.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit. Por ngjarja nuk është bërë publike nga policia, që nuk ka dhënë asnjë informacion për aksidentin. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen, teksa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mungesa e ndriçimit dhe mos njohja e terrenit nga turistët polakë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY