Treni përplas këmbësorin në Durrës, 35-vjeçari në gjendje të rëndë

Treni përplas këmbësorin në Durrës, 35-vjeçari në gjendje të rëndë

45
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një këmbësor është përplasur nga treni. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, pranë një bari të njohur në qytetin e Durrësit, ku treni ka marrë para një burrë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe një ambulancë që ka transportuar të plagosurin në spital. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.

Informacion Paraprak

Më datë 30.07.2019, rreth orës 14:50, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas rreth 35 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.

Ai u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY