Rama fillon nga shpërblimet pas votimeve, poste të rëndësishme dy të besuarëve

Ndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në dikasteret që ai drejton, duke emëruar Plarent Ndrecajn Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Ndreca zëvendëson në detyrë Dritan Palnikaj, i cili emërohet Këshilltar i Kryeministrit. Edhe më herët Panikaj ka mbajtur pozicionin e këshilltarit të kryeministrit dhe të Ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë që Ndreca më herët ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, ku pati një përplasje me ministren teknike Mirela Karabina.

Ndërkaq, Dritan Palnikaj që ka marrë postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme më datë 29 mars 2018. Më herët ka mbajtur detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje