PS shkarkon Arben Malajn nga bordi i Bankës së Shqipërisë, pasi emëroi atje Ridvan Boden

Ndaje

Partia Socialiste ka vendosur të shkarkojë ish-ministrin e saj të Financave, Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë.

28 deputetë kanë firmosur iniciativën duke kërkuar shkarkimin me arsyetimin për shkelje të etikës, shkruan sot mediat. 

Kërkesa e 28 deputetëve të Partisë Socialiste pritet të shqyrtohet të enjten në seancën plenare.

Ish-deputeti i PS e ka mbajtur kete post që prej vitit 2016.

Malaj është kritik i qeverisë Rama. Ai u spostua nga strukturat drejtuese të PS në vitin 2009 dhe ne vijim. Pas debateve në parti dhe bllokimit të garës për kryetar të PS në atë kohë, ai vendosi të kandidonte si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Më pas ai pati afrime me partinë por muajt e fundit ka qenë shumë kritik ndaj politikave që po ndërmerr Kryeministri Rama qoftë në ekonomi e qoftë në cështje të demokracisë në vend.

PS propozoi pak muaj më parë dhe e zgjodhi në bord ish-ministrin e Financave të PD, Ridvan Boden. Ky i fundit u akuzua këto ditë nga segmente të opozitës se ka bashkëpunuar me Ramën edhe kur ka qenë në qeverinë Berisha dhe numri dy i PD për gati 20 vjet.

Loading...

Leni një përgjigje