GREQI/ Arrestohet mafiozi i dyshuar italian i Camorras

Ndaje

Greqia ka dorëzuar në duar të autoriteteve italiane një anëtar të mafies së njohur të Camorras, 56-vjeçarin Pasquale Diano. Ky i fundit ishte arrestuar në Selanik më datë 20 qershor 2019.

Ai u përcoll për në Itali me një linjë ajrore të avionit që të çon për në Romë. Diano cilësohet si përkrahës i bosit të Camorras, Paolo Di Lauro. Diano ishte aktiv jashtë Italisë, kryesisht në aktivitetin e paligjshëm të pastrimit të parave, shkruajnë mediat greke.

Megjithëse cilësohet si një mafioz, ai ka mohuar se ka lidhje me bandat e Napolit ose me pastrimin e parave jashtë shtetit italian. Ai u prangos në Selaniik, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga ana e autoriteteve penale të Italisë.

Prokurori i Gjykatës së Apelit deklaroi se ai kishte jetuar në Greqi që nga viti 1995 me familjen e tij dhe se gruaja e tij kishte një biznes tekstili dhe veshjesh.

Autoritetet italiane arritën tjetër sukses ndaj personave të dyshuar për aktivitete mafioze, duke arrestuar në Gjermani Anjel Sioori, person i dyshuar për lidhje me mafia napolitane.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje