DOKUMENTI/Ish-deputeti denoncon koncesionin e radhës: Tenderi është bërë në fshehtësi të plotë

Ndaje

Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ka denoncuar sot një tjetër koncension të qeverisë Rama.

Përmes dokumenteve të publikuar në rrjetet sociale, ish-deputeti shkruan se  qeveria ka shpallur kompanine “Noa control” fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës. Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë sepse gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës.

Postimi i Plotë:

Nëpermjet një procedure konkurrimi me një ofertues dhe të jashtëligjshme, qeveria ka shpallur kompanine “Noa control” fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës.

Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë, si pasojë e ankesave për fitues të parapercaktuar gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës.

Kontrolli i pompave të naftës kryhej nga shteti dhe ishte një aktivitet fitimprures sepse sillte në arkat e shtetit mbi 5 milionë euro në vit.

Kompania “Noa Control” do të investoj vetëm rreth 600.000 euro dhe nga koncesioni njëzetvjeçar do të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta.

Vjedhja nëpërmjet këtij koncesioni është marramendëse dhe kjo është arsyeja pse fituesi i garës së këtij koncesioni ishte i parapercaktuar.

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë këtë aferë korruptive flagrante në shkelje të ligjit.

Loading...

Leni një përgjigje