VIDEO/Kujdes nga gjobat! Policia paralajmëron shoferët me “skemën” e re

VIDEO/Kujdes nga gjobat! Policia paralajmëron shoferët me “skemën” e re

97
0
Shares

Gjobat dhe dënimet e tjera nuk do të mungojnë as këtë sezon vere. Lidhur me këtë, autoritetet kanë nisur të fotografojnë rastet e shkeljes së rregullave, per te informuar shoferët te jenë të vetëdijshëm.

Policia e ka vënë në dukje këtë “skemë” të re, përmes një videoje dhe paralajmërimi për të gjithë ata që shkelin rregullat e qarkullimit, me qëllim shmangien e trafikut.

Sezoni turistik karakterizohet nga një trafik i rënduar, kryesisht në rrugët lidhëse me zonat bregdetare dhe, për rrjedhojë, edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtues mjetesh që nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët, janë më të shumta“, tha zyrtarisht Policia.

Më tej, sqaroi se me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me rregullat e qarkullimit, por edhe shmangien e kontrolleve rutinë dhe jo efikase gjatë sezonit turistik, rrugorët e kryeqytetit monitorojnë dhe patrullojnë rrugët dhe segmentet problematike me agjentë civilë dhe jo vetëm. Ata fokusohen vetëm tek ata përdorues rruge që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke dokumentuar shkeljet e tyre me mjetet speciale që Policia Rrugore ka në përdorim.

“Manifesto durim në drejtim”, u drejtohet Policia shoferëve.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/476995023119593/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY