Liqeni i Ohrit, bashkë me pjesën shqiptare bëhet pjesë e UNESCO-s

Liqeni i Ohrit, bashkë me pjesën shqiptare bëhet pjesë e UNESCO-s

129
0
Shares

Liqeni i Ohrit do të bëhet pjesë e listës së UNESCO-s dhe do të mbrohet me ligj si pasuri e trashëgimi kulturore dhe natyrore.

Projekti i prezantuar në Tushemisht të Pogradecit, do të synojë përgatitjen e dosjes së nominimit dhe rehabilitimet fizike të liqenit brenda 30 muajsh.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43-të të zhvilluar të premten në Baku të Azerbajxhanit miratoi me shumicë votash kërkesën e Shqipërisë për regjistrimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore që mbrohet nga UNESCO. Vendimi i pranimit është pohuar nga delegacioni shqiptar që po merr pjesë në këtë takim.

Kujtojmë se ana maqedonase e liqenit e ka fituar statusin si pjesë e trashëgimisë botërore që prej vitit 1979, ndërsa pjesa shqiptare e liqenit vuan prej vitesh për shkak të mungesës së angazhimit dhe dëshirës për të mbrojtur këtë pasuri të rrallë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY