Greqi/ Tsipras drejt largimit nga pushteti

Greqi/ Tsipras drejt largimit nga pushteti

51
0
Shares

Qytetarët grekë do t’u drejtohen kutive të votimit këtë diel në zgjedhje parlamentare të parakohshme, pasi partia në pushtet e krahut të majtë Syriza, pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet evropiane dhe ato lokale te muajit të fundit.

Kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili erdhi në pushtet me platformën për daljen e vendit nga kriza gjashtë vjet më parë, reflektoi humbjen e partisë së tij duke kërkuar menjëherë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i opozitës Kiriakos Mitsotakis nga ana tjetër premton taksa më të ulëta, privatizim më të madh të shërbimeve publike dhe plane të reja për të rinegociuar një marrëveshje me kreditorët e Greqisë që do të lejonin më shumë para për t’u riinvestuar në vend.

Tsipras, gjithashtu ka premtuar më shumë investime dhe kohët e fundit ka rritur pensionet. Politikat e tij të investimit do të duhej gjithashtu të rinegociohen me kreditorët, pasi vendi mbetet ende nën mbikëqyrjen e eurozonës.

Fakti që Greqia doli nga programi i shpëtimit në gusht 2018, nuk e bëri qeverinë e Ciprasit më popullore. Popullariteti i ciprasit ra ndjeshëm pas marrëveshjes së prespës vitin e shkuar ku emri i ri maqedonia e veriut e përfshin termin maqedoni, një pretendim grek të cilin qytetarët e saj nuk e pranojnë. Sondazhet e opinionit treguan se dy të tretat e grekëve ishin të pakënaqur me emrin, për shkak të ngjashmërisë së saj me rajonin grek të veriut të Maqedonisë.

Por Verën e shkuar, përvec daljes nga kriza dhe nënshkrimit të marrëveshjes së prespës, një zjarr i madh vdekjeprurës goditi fshatin bregdetar të Matit në bregun lindor të Greqisë, një zonë jo shumë larg Athinës dhe një destinacion turistik, ku 100 njerëz humbën jetën. Shkak për numrin e lartë të viktimave ishin edhe gabimet nga ana e autoriteteve lokale.

Prokuroria nxorri në pah se kishte një mungesë absolute të komunikimit, kaos dhe një kolaps të sistemit, pasi zyrtarët kishin bërë gabime të pafalshme.
Për shumë arsye sondazhet i japin Kiriakos Micotakis një diferencë komode prej 8 perqind kundrejt kryeministrit aktual Tsipras, i cili pritet të ndëshkohet me votë ndërkohë që partia më e madhe opozitare Demokracia e Re është drejt marrjes së shumicës dërrmuese në parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY