Akuza të forta, Maliqi i kthehet Baton Haxhiut: Të njoh mirë! Do kesh fatin e Saimir Tahirit

Ndaje

Deputeti i opozitës së rë Lefter Maliqi ka debatuar fort me gazetarin Baton Haxhiu si dhe zv.Ministrin e Brendshëm Julian Hodaj gjatë një debati në emisionin Opinion.

Në lidhje telefonike me studion, Maliqi ka hedhur akuza në drejtim të Hodajt duke thënë se nëse në 30 qershor kryhen zgjedhje, përplasja civile është e pashmangshme. Pikërisht në këtë moment ndërhyn Batoni ndaj të cilit Maliqi nuk kursehet.

Lefter Maliqi: Të njoh mirë unë ty Baton edhe ti do përfundosh si Saimir Tahiri, do të shesi Rama.

Blendi Fevziu: Batoni nuk është me PS-në.

Lefter Maliqi: Me PS-në është, ka qenë me LSI më përpara.

Simpatizantët e PD do kenë përplasje me simpatizantët e PS, kush polic do vejë atje. E vemja rrugë që të behën zgjedhje janë që Rama të mobilizojë bandat kriminale. Dhe ndërkombëtaret që nuk ndërhyjnë është sepse nuk duan të krijojnë precedent, por në 30 qershor do ndodhin përplasje dhe menjëherë do ndërhyjnë”, theksoi më tej deputeti Maliqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje