FOTO/Kosova ‘afron’ Ramën e Metën, Kryeministri e Presidenti i “mbajnë mëri” njëri-tjetrit

Ndaje

Kryeministri Edi  Rama për herë të parë pas zhvillimeve të fundit qëndron afër me presidentin Ilir Meta.

Të dy janë të ftuar në ceremoninë e 20 vjetorit të Kosovës nga forcat paqeruajtëse të NATO-s ku me ftesë zyrtare marrin pjesë përfaqësues të politikës nga shumë vende të botës përfshirë edhe Amerikës ku i pranishëm është edhe ish-presidenti Bill Clinton, zv.ndihmës sekretari amerikan Mathew Palmer.

Presdienti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë parë bashkë për hërë ta parë që pas nisjes së krizës politike në vend që ka të bëjë me shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore.

Rama dhe Meta janë ulur në rreshtin e parë të të ftuarve ndërkohë që midis tyre qëndron kreu I Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Ndërkohë që në foton e mëposhtme, Meta është fiksuar me kokën ulur, nga ana tjetër kryeministri Rama qëndron me këmbën mbi këmbë dhe syzetn e diellit në sy të cilat nuk I ka hequr për asnjë moment.

Ceremonia shtetërore në Shënimin e 20- vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 12 juin 2019

Loading...

Leni një përgjigje