Thellohet skandali “Neymar” , braziliani rrezikon burgun

Ndaje

Thellohet skandali që ka përfshirë sulmuesin e PSG-së, Neymar Jr.

Kjo pasi publikimi i pamjeve të turpshme të shpërndara në rrjetin social “Instagram” mund t’i kushtojë shtrenjtë yllit brazilian të futbollit, Neymar Jr.

27 vjeçari i PSG-së u mundua të hidhte poshtë akuzat se ka përdhunuar një grua braziliane në kryeqytetit francez, Paris. Por, gjatë momentit kur po tregonte bisedat mes tyre, në rrjetin “whatsapp” çifti kishte shkëmbyer edhe imazhe private.

Pamje të cilat bënë xhiron e botës në pak minuta, ndërkohë që Neymar Jr ka reaguar menjëherë. Ai e ka fshirë postimin, pasi publikimi i imazheve seksuale në Brazil dënohet me burg. Një krim i tillë dënohet me një deri në pesë vjet burg, ose edhe më shumë nëse shërbehet si një formë haku apo poshtërimi.

Loading...

Leni një përgjigje