FOTO/Rita Ora “djeg” skenën në Angli, merr surprizën e bukur si shqiptare që është

Ndaje

Këngëtarja shqiptare  Rita Ora i është rikthyer koncerteve duke e quajtur zyrtarisht sezon impenjativ. Ajo është duke vazhduar suksesshëm turneun e saj të koncerteve, “Phoenix”.

Mbretëria e Bashkuar është destinacioni i fundit i këtij turneu të këngëtares, pas sukseseve të shënuara në Australi, Azi dhe Europë.

Së fundmi, Rita mbajti koncert gjigant në Glasgow, ku dhuroi spektakël për mijëra adhurues.

Në mesin e fansave duket se nuk kanë munguar edhe ata shqiptarë, të cilët i kanë bërë pritje të ngrohtë Ritës me flamurin kombëtar në sallë.

Ka qenë Elena Ora (motra e këngëtares) që ka publikuar në InstaStory një fotografi të fansave shqiptarë, ku shfaqen me flamurin kuqezi dhe simbolet kombëtare.

“Shqiptarë përgjithmonë”, ka shkruar Elena në mbishkrim e kësaj fotografie, ku shihen të lumtur fansat e Ritës.

Loading...

Leni një përgjigje