Bashkia i hoqi fshehurazi natën, aktorët do rivendosin sërish gërmat e Teatrit...

Bashkia i hoqi fshehurazi natën, aktorët do rivendosin sërish gërmat e Teatrit Kombëtar

215
0
Shares

Pas heqjes së shkronjave të Teatrit Kombëtar gjatë natës ditë më parë nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës, duket se situata ka ndryshuar. Burime për MAPO bënë me dijë se shkronjat do të rivendosen sërish nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga regjisori i njohur, Robert Budina, i cili thotë se gërmat po punohen dhe brenda pak ditësh do të rivendosen sërish. Ai thotë se fondi për sigurimin e gërmave është është mundësuar brenda një dite, ndërsa mes atyre që kanë kontribuuar kanë qenë edhe qytetarë të thjeshtë e pensionistë.

“Brenda një dite u mblodh shuma e kërkuar për të siguruar shkronjat. Gërmat po punohen dhe pritet të vendosen brenda pak ditësh”, tha Budina. “Atë ditë, kur të vendosen shkronjat do ketë shumë mbështetës. Do organizohemi më së miri që atë ditë ta kemi festë që edhe vetë pushteti të ndërgjegjësohet për gabimet trashanike ndaj kulturës. Përreth Teatrit do të vendosim edhe kamera sigurie. Qëllimi jonë është të bashkojmë njerëzit, por jo të zhbëjmë njëri-tjetrin. Këta njerëz (qeveria) duhet të japin platformat më të mira për njerëzit dhe shoqërinë”, tha Budina.

Ndërkohë sot, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë një bashkëbisedim me ish-eurodeputeten gjermane, Doris Pack.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY