Vrau gruan, burri rrëfehet në Polici: Më tradhtonte me një më të...

Vrau gruan, burri rrëfehet në Polici: Më tradhtonte me një më të ri

210
0
Shares
Gruaja e vrare

Skënder Hoxha, burri i cili vrau gruan e tij Antoneta Hoxha në fshatin Valagat në Memaliaj, ka rrëfyer motivin e vrasjes së gruas së tij.

Ai thënë në polici se vrasjen e ka bërë për arsye xhelozie. Burri është shprehur se ajo e tradhtonte me një burrë më të ri, 45 vjeç, gjë që sipas tij e ka detyruar të kryente krimin makabër.

“E vrava se më tradhtonte. Kishte kohë që më tradhtonte me një 45-vjeçar”-mësohet se është shprehur ai para hetuesve.

Gruaja u gjet pa jetë në banesën e saj dhe me shenja dhune në kokë dhe trup. Pikërisht këto shenja ngjallën dhe dyshimet e policisë e cila ka marrë në pyetje bashkëshortin e saj dhe ka zbardhur ngjarjen.

Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, njoftoi policia ne deklaratën zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY