Fsheh 40 mijë euro në furrë, e dashura ia djeg për të...

Fsheh 40 mijë euro në furrë, e dashura ia djeg për të gatuar kekun

50
0
Shares

40 mijë euro u shkrumbuan në një furrë kuzhine.

Burri i fshehu paratë aty, por e dashura, e cila nuk i vuri re, i gatoi së bashku me strudelin që kishte përgatitur.

Ngjara  e pazakontë ndodhi në vitin 2016, por vetëm tani u publikua pasi Alberto Vazzoler, një sipërmarrës nga San Donà di Piave (Venice),doli në gjyq i akuzuar për shmangien e autoriteteve tatimore, duke ricikluar para jashtë vendit.

E dashura e tij Silvia Moro gjithashtu është akuzuar. Ngjarja u zbulua pasi një përgjimi telefonik, ku Moro i tregonte motrës së saj se nuk i vuri re mijëra eurot kur vuri strudelin në furrë dhe i dogji.

Sipas Guardia di Finanza, kjo provon faktin se sipërmarrësi kishte një sasi të madhe parash kesh në shtëpi dhe donte ti fshihte që të mos zbulohej nga autoritet tatimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY