DETAJE/Kaloi Vettingun, KPA përjashton gjyqtarin nga sistemi

DETAJE/Kaloi Vettingun, KPA përjashton gjyqtarin nga sistemi

58
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Astrit Faqolli.

Nga hetimet e kryera nga KPA-ja, rezulton se subjekti vlerësues ka probleme me kriterin e pasurisë, ku të dhënat e deklaruara nuk përputhen me ato reale.

Më parë, gjyqtari në fjalë u konfirmua në detyrë  nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ky vendi u apelua nga Komisioneri Publik, veprim ky që  solli më pas edhe përjashtimin e tij nga sistemi i drejtësisë.

Faqolli bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010. Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Problemet qe u konstatuan 

Sipas KP-së, në vendimin e konfirmimit Komisioni është mbështetur në arsyetime dhe qëndrime jo të sakta, lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit. Ankimimi i Komisionerit ka të bëjë vetëm me kriterin e pasurisë, për të cilin pretendon se nuk ka arritur nivelin e besueshëm. Së pari, sipas KP-së Faqolli nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe nuk justifikon burimet e deklaruara.

Si burim të krijimit ka deklaruar një shumë të marrë hua nga kunati, në vlerën e 10 mijë eurove dhe sipas KPsë, kunati nuk ka pasur të ardhura. Gjithashtu, Ballhysa thotë se gjyqtari nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme kursimet e deklaruara. Referuar vendimit të Komisionit, gjyqtari ka deklaruar se kursimi prej 5.000.000 lekësh ka burim kryesor të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortes.

Edhe për kursimet e deklaruara në vitet 2004-2005, gjyqtari nuk arrin t’i justifikojë. Me probleme, sipas Komisionerit, rezulton edhe shitja e një makine të deklaruar si burim për këtë pasuri. Në fund, komisioneri Ballhysa u shpreh se Faqolli nuk mbulon me të ardhura të ligjshme blerjen e apartamentit për një shumë totale prej rreth 2.4 milionë lekësh. Së dyti, probleme sipas Ballhysës, janë konstatuar edhe në pasurinë shtëpi 3-katëshe në Librazhd.

Komisioneri tha se gjyqtari ka bërë deklarim të pamjaftueshëm. Po ashtu, të dyja burimet e deklaruara për krijimin e të ardhurave në vlerën prej 2.983,619 lekësh, që kanë shërbyer për fitimin e pronësisë së pasurisë së paluajtshme, nuk mbulohen me të ardhura të ligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY