Masakrohet shqiptari në Itali, reagon ministri i Brendshëm: Të largohen banditët nga...

Masakrohet shqiptari në Itali, reagon ministri i Brendshëm: Të largohen banditët nga qytetet

181
0
Shares

Një përplasje mes disa personave që çoi në plagosje të rëndë, ka sjellë dhe reagimin e ministrit të Brendshëm të Italisë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një sherr mes tre emigrantve  në Itali të cilët janë përleshur mes tyre me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ferrara, ku sipas mediave italiane, në sherr u përfshinë një shqiptar dhe dy nigerianë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë. I plagosur mbeti edhe njëri prej nigerianëve, por në gjendje më të lehtë.

Matteo Salvini, në Twitter postoi edhe foto të dy të plagosurve të shtrirë në rrugë teksa po prisnin për ndihmën e shpejtë. Në reagimin e tij, Salvini tha se është koha që banditët të largohen nga qytetet.

“Përleshje e madhe midis emigrantëve në lagjen Gad të Ferrara, ku u përfshinë një shqiptar dhe dy nigerianë. Më 3 Maj unë do të jem në qytet dhe në orët e ardhshme do të ftoj të gjithë prefektët që të nxjerrin një direktivë për të larguar banditët nga qytetet. Atë që nuk e bëjnë dot kryebashkiakët, e bëjmë ne“, deklaroi Salvini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY