Korea e Veriut teston një armë specifike, Kim Jong Un ka një...

Korea e Veriut teston një armë specifike, Kim Jong Un ka një kërkesë për Trump

46
0
Shares

Koreja e Veriut thotë se ka testuar një lloj të ri të “armës taktike”, raportoi media shtetërore. Siç u njoftua, arma kishte një “mënyrë të veçantë të drejtimit të fluturimit” dhe një “breshëri të fuqishme”, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se arma ishte e rëndësishme në “rritjen e fuqisë luftuese” të vendit.

Njoftimi erdhi një ditë pasi një grup monitorimi me bazë në SHBA, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se aktiviteti më i ri i Phenianit ishte bërë në vendin kryesor bërthamor të Koresë së Veriut.

Kim dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë mbajtur dy takime në lidhje me armët bërthamore të Phenianit, por nuk kanë arritur një marrëveshje.

Javën e kaluar, Kim tha se ishte i hapur për një samit të tretë me Trumpin por paralajmëroi se presidenti amerikan duhet të kishte një “qëndrim të duhur”.

Ka pasur pak përparim në bisedimet bërthamore që nga samiti i fundit. Në shkurt, Donald Trump dhe Kim Jong-un u takuan në kryeqytetin vietnamez të Hanoi për të diskutuar denuklarizimin, por diskutimet u ndërprenë dhe të dy liderët u larguan papritmas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY